HOME

Gratë dhe burrat e një zone të Kosovës që udhëtojnë mbi 4 orë me kuaj për të mbledhur frutin ‘magjik’ për shëndetin

Boronicat janë mbreti i ushqimeve antioksidante. Ato kanë kapacitetin më të lartë antioksidant ndër të gjithë frutat dhe perimet që konsumojmë zakonisht, dhe me bollëk e gjejmë në Kosovë, në malet e Sharrit.

Tradita e mbledhjes së boronicave bio, ende vazhdon në Kosovë. Banorët që jetojnë në dhe afër maleve të Sharrit, edhe sot merren me mbledhjen e këtij fruti të shëndetshëm.
Ata këtë frut e kërkojnë maleve të Kosovës, për tregti e edhe për konsum familjar, shkruan reporteri.net.

Aktivisti i shoqërisë civile, Ismet Kryeziu, ka publikuar disa foto të grave dhe burrave kosovarë, që bëjnë deri në 4 orë rrugë, për ta mbledhur këtë frut, që llogaritet magjik për shëndetin.
Këtë aktivitet ata e kryejnë me ndihmën e kuajve, pasi mjetet motorike, është e pamundshme të ngjiten në ato zona.

“Gratë dhe burrat e Lubinjës së Epërme, mbi katër orë udhëtojnë me kuaj për të mbledhur boronica bio, të kultivuara në malet e Sharrit, në lartësi mbidetare mbi 2000 metra”, ka shkruar Kryeziu në një postim të tijin në rrjetet sociale.

Boronicat kanë kapacitetin më të lartë antioksidant ndër të gjithë frutat dhe perimet. Boronicat janë të ëmbla, ushqyese dhe shumë të shëndetshme. Këta fruta kaq të vegjël i bëjnë kaq mirë trupit dhe mendjes sonë. Antioksidantët që gjenden te boronicat janë aq të forta sa janë të afta për të neutralizuar radikalet e lira që lidhen me zhvillimin e disa sëmundjeve kardiovaskulare apo tumorale. Pa yndyra dhe me vetëm 84 kalori për një kupë, boronicat janë të pasura me fibra që të mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. /reporteri.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *