HOME

Haki Abazi: Qeveria Kurti do të ulet me BE-në të flasë për ambasadën në Jerusalem

Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Haki Abazi, ka thënë se vendosja e ambasadës në Jerusalem është çështje komplekse, dhe se duhet të ulet e të bisedohet.

Ai tha se qëndrimi i BE-së, kundër vendosjes së ambasadës në Jerusalem, është i rëndësishëm, dhe duhet të kihet parasysh.

“Është një prej cështjeve më komplekse të krijuara në historinë e re të Kosovës. Izraeli është shtet mik i Kosovës, ne kemi ruajtur jetën e hebrenjëve, në luftën e dytë botërore. Është poashtu komplekse, të diskutohet në nivelin diplomatik, sepse qëndrimi i BE-së është i rëndësishëm. Sepse për Kosovën, ka rëndësi qëndrimi i BE-së. Qeveria Kurti, do të ulet të bisedojë edhe me Izraelin edhe me anëtarët e BE-së, për këtë çështje. Nuk mund të injorohet qëndrimi i BE-së”, ka thënë Abazi në Debat Pernime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *