HOME

Halil Kastrati do të ndërtojë një thertore me vlerë 2.5 milionë euro.

Halil Kastrati do të ndërtojë një thertore me vlerë 2.5 milionë euro.Shoqata “Jetimat e Ballkanit”,

do të ndërtojë një thertore me vlerë 2.5 milionë euro e cila do të jetë në shërbim të shoqatës dhe të qytetarëve.Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Komunës së Therandës, Bali Muharremaj.“2.5 milion euro është vlera e projektit të ri nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ku do të ndërtohet një therrtore e cila do të mbetet në shërbim të kësaj shoqate dhe në shërbim të qytetarëve”, shkruan Muharremaj.

Ai njoftoi se e kanë nënshkruar kontratën mes komunës dhe shoqatës, ku do të krijojnë 50 vende pune.“Sot u nënshkrua kontrata mes Komunës së Suharekës dhe Shoqatës “Jetimat e Ballkanit” ku do të krijohen 50 vende të reja pune. Ne angazhimin dhe punën nuk e ndalim derisa të rregullohet jeta dhe mirëqenia e qytetarëve”, shkruan Muharremaj.#zëriipopullit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *