HOME

Haradinaj “selam” Kurtit: Mos mendo qe kemi hequr dorë nga posti i Presidentit!

Kryetari i AAK-së, Ramush Hardinaj, është deklaruar për media pas mbledhjes së Kryesisë nga ku ka kërkuar rinumërim të plotë të votave.

Haradinaj gjatë konferencës për media është pyetur nga gazetarët edhe për çështjen e Presidentit, ku ka deklaruar se nuk kanë hequr dorë nga posti i Presidentit dhe se ajo ofertë qëndron ende.

“Nuk po flasim për pozita, Aleanca ka dalë në zgjedhje, ka pas një ofertë. Nëse dikush ka interes me diskutu me ne, jemi të hapur. Opozitë jemi dhe do të jemi në shërbim të vendit. Kemi dalë në zgjedhje me ofertë, kemi po atë ofertë, nëse dikush kërkon partneritet me ne, nëse jo e ndihmojnë vendin nga pozicioni i opozitës” tha Haradinaj para mediave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *