HOME

Haradinaj thotë se Vuçiq ndihet i fortë sepse Vjosa Osmani është e dobët

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratës së Aleksandar Vuçiqit, i cili ka thënë se “nëse Kosova përpiqet të anëtarësohet në ndonjë organizatë ndërkombëtare, befasitë e shumta do ta presin atë”.

Në reagimin e bërë në Facebook, Haradinaj ka thënë se Vuçiqi ndihet i fortë sepse kemi një president të dobët në detyrë.

“Ne kemi nevojë për një president i cili qëndron i fortë për Kosovën dhe është i denjë të përballet me kundërshtarin agresiv, Serbinë”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Fqinji ynë agresiv po u kthehet kërcënimeve të tij të zakonshme kundër shtetit tonë!

Ai ndihet i f ortë tani kur Kosova ka një Qeveri të shkarkuar dhe një president të dobët në detyrë.

Ne kemi nevojë për një president, i cili qëndron i fortë për Kosovën dhe është i denjë të përballet me kundërshtarin a gresiv, Serbinë.

Ndërsa e krijuam ushtrinë në kohën sa isha Kryeministër, një punë që ishte kundër bindjes së fqinjit tonë, në mandatin tim si president, këtë ushtri dhe Kosovën pretendoj t’i bëj pjesë të NATO-s!

Ky është çelësi i sigurisë dhe i paqes në rajon dhe përgjigjja më e mirë në deklaratat luftënxitëse të Vuçiqit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *