HOME

Hoti thumbon Kurtin: S’shkojmë në veri për të rrahur gjoks, s’flasim me megafon si në regjimet e mëparshme

Hoti thumbon Kurtin: S’shkojmë në veri për të rrahur gjoks, s’flasim me megafon si në regjimet e mëparshme.Kandidati i LDK-së, për kryeministër, Avdullah Hoti, tha sot se LDK nuk është parti e rrahagjoksit por parti që punon për interesa të qytetarëve.
Gjatë tubimit elektoral në Vushtrri, ai tha se qeveria e drejtuar prej tij, ka menaxhuar me procese shumë të vështira, duke filluar nga pandemia, ndihmat në ekonomi dhe riparimi i raporteve me aleatët e Kosovës.

“Vetëm LDK mund të çojë përpara procese të mëdha. Ne jemi njerëz të dëshmuar që kërkojmë besimin tuaj me 14 shkurt për të vazhduar me përmbylljen e procesit të dialogut, me zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit, me ndërtimin e rrugës nga Prishtina jo vetëm deri në Vushtrri por deri në veri të Kosovës. Ne nuk jemi njerëz që shkojmë në veri për të rrahur gjoks por punojmë zhvillimin e gjithë Kosovës. Ne as nuk dalim në rrugë për të folur me megafon dhe për të shpërndarë parulla si në regjimet e mëparshme”, tha Hoti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *