LAJME

Hoxhaj, për zyrtarizimin e marrëdhënieve me Izraelin: Mirënjohës ndaj SHBA-së për këtë moment historik

Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se zyrtarizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit është moment historik.

Sipas tij, deri në arritjen e kësaj pike ishte udhëtim i gjatë, ndërsa dhe shprehet mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për angazhimin dhe rolin e saj në këtë zhvillim.

”Mirënjohës ndaj lidershipit të Departamentit Amerikan të Shtetit për këtë moment historik të rëndësishëm për Kosovën. Ishte një udhëtim i gjatë deri më sot dhe vlerësojmë mbështetjen e miqve tanë Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, për Pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në një postim në Twitter.

 

Kosova dhe Izraeli formalizuan marrëdhëniet diplomatike, vendim i cili nga të dyja shtetet u cilësua si “historik”.

Në një ceremoni virtuale të mbajtur të hënën, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi nënshkruan dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera.

Ministri izraelit, Ashkenazi tha se të dyja shtetet po bëjnë histori. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *