HOME

I riu shqiptar krijon aplikacionin që ju ndihmon të gjeni parkingje të lira, gjithashtu mund t’i shikoni live kolonat nëpër kufij

I riu shqiptar Leonor Islami, ka krijuar një aplikacion për përdoruesit e IOS Apple. Aplikacioni i krijuar quhet ‘iRoute’ dhe ju ndihmon qytetarëve të i shikojnë live kamerat nëpër kufijtë si dhe të gjejnë parkingje të lira në cilindo qytetet që ata ndodhen.

Vera është koha kur mërgimtarët ja mësyjnë Kosovës dhe zakonisht bllokohen duke prit nëpër kufijtë e saj dhe jo vetëm.

Një i ri shqiptar Leonor Islami, ka menduar për këtë problem dhe ka krijuar aplikacionin ‘iRoute’. Ky aplikacion liston të gjithë kufijtë e Republikës së Kosovës, Serbisë dhe Hungarisë, ku lajmëron për pritjet e caktuara nëpër secilin kufi. Gjithashtu me anë të këtij aplikacioni mund t’i shihni kufijtë live me anë të video-kamerave.

Ky aplikacion ofron edhe opsionin e kërkimit të parkingjeve duke shfaqur të gjitha hapësirat e lira për parkim në qytetet kryesore të Kosovës.

Për momentin ky aplikacion është i qasshëm vetëm për përdoruesit e IOS në iPhone dhe që së shpejti pritet të lansohet edhe për Android.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *