HOME

Isa Mustafa pyetet a ndikoi Vjosa në humbjen e LDK-së, befason me përgjigjen e tij!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se ende nuk është nxjerrë ndonjë konstatim në lidhje me ndikimin e mundshëm të Vjosa Osmanit në humbjen e LDK-së.

Mustafa ka deklaruar se LDK-ja ndodhet në një situatë në të cilën nuk ka qenë asnjëherë më parë. “Unë nuk mund ta shpjegoj sepse kemi një gjendje që nuk e kemi sprovuar akoma, dhe nuk e kemi pasur kurrë.

Mbetet çështje e frymës, mbetet vullnet i qytetarëve. Nuk kisha dashur të komentojë më shumë”, ka thënë Mustafa.

Mustafa njoftoi se sot ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë dhe ka thirrur Kuvendin e Jashtëzakonshëm Zgjedhor të LDK-së, në të cilin do të zgjedhet kryetari i ardhshëm i LDK-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *