LAJME

Ja se si mundet të falet i sëmuri , a e keni ditur…

1. I sëmuri duhet të falet në këmbë qoftë edhe i kërrusur, apo duke u mbështetur në mur apo edhe nëse mbështetet në ndonjë shkop.

2. Nëse nuk mund të falet në këmbë falet ulur. Preferohet të ulet këmbëkryq kur është në pozitën e kijamit apo rukusë.

3. Nëse nuk mund të falet ulë, atëherë falet në njërën anë të tij duke u kthyer drejt kibles, e me këtë rast ana e djathtë është më e preferuar. Nëse nuk mund të kthehet drejt kibles falet në anën që është i kthyer, e namazi i tij është i saktë dhe nuk ka nevojë të përsëritet.

4. Nëse nuk mund të falet në njërën anë, atëherë falet i shtrirë me këmbë të kthyera drejt kibles. Preferohet që ta ngritë kokën pakëz që të kthehet drejt kibles, e nëse nuk ka mundësi që këmbët t’i ketë të kthyera drejt kibles falet në atë gjendje në të cilën janë dhe nuk obligohet ta përsëris namazin.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte dhe vazhdo artikullin ↓↓

5. I sëmuri duhet ta kryej rukunë dhe sexhden gjatë namazit të tij. Nëse nuk mundet, atëherë bën me shenjë me kokën e tij dhe sexhden e bën më ulët se sa rukunë. E nëse ka mundësi ta kryej rukunë por, jo edhe sexhden, atëherë e bën rukunë gjatë kohës së rukusë ndërsa bën me shenjë për sexhden. Dhe në të kundërtën nëse ka mundësi ta kryej sexhden por jo edhe rukunë, atëherë e kryen sexhden gjatë kohës së saj ndërsa rukunë e bën me shenjë.

6. E nëse nuk mund të bëj me shenjë për rukunë dhe sexhden përmes kokës së tij, atëherë bën me shenjë përmes syve të tij. I mbyll pakëz sytë për ruku, ndërsa për sexhde i mbyll më tepër. Ndërsa të bërit me shenjë përmes gishtit, sikur që veprojnë disa të sëmurë, nuk është e saktë dhe nuk di që kjo të ketë bazë në Kuran, Synet apo në fjalët e dijetarëve.

7. E nëse nuk ka mundësi të bëjë me shenjë përmes kokës apo syve të tij, atëherë falet me zemrën e tij. E kryen tekbirin, lexon Kuran, e bën nijet rukunë, sexhden, qëndrimin në këmbë dhe uljen përmes zemrës së tij. E çdo njeriut i takon ajo që ka pas për qëllim.

8. I sëmuri duhet që çdo namaz ta falë në kohën e tij dhe duhet ta veprojë atë që i obligohet, aq sa ka mundësi. E nëse i vjen vështirë falja e çdo namazi në kohën e tij, i takon atij të bashkoj mes drekës dhe ikindisë dhe mes akshamit dhe jacisë ose bashkim të hershëm ku e fal ikindinë në kohë të drekës si dhe jacinë në kohë të akshamit apo bashkim të mëvonshëm ku e vonon drekën gjer në kohë të ikindisë apo namazin e akshamit gjer në atë të jacisë, sido që t’i vjen më lehtë atij. Ndërsa namazin e sabahut e fal të vetëm
pa e bashkuar me namazet para apo pas tij.

9. Nëse i sëmuri është në udhëtim për mjekim jashtë vendit të tij, atëherë ai i shkurton namazet që i kanë nga katër rekate. Ai e fal drekën, ikindinë dhe jacinë nga dy rekate, gjersa të kthehet në vendin e tij, qoftë nëse qëndrimi i tij është i gjatë apo i shkurtër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *