HOME

Jeni nisur drejt Gjermanisë për punë? Zbulohet rregulli i ri, personat mbi 45 vjeç duhet të vërtetojnë para vajtjes se…

Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Gjermani, Stephan Mayer shpjegon për DW dallimet mes ligjit të ri për fuqinë punëtore të kualifikuar dhe Rregullores së mëparshme për Ballkanin Perëndimor.

Deutsche Welle: Zoti Mayer, çfarë të rejash sjell ligji i ri i fuqisë punëtore që hyn në fuqi më 1 mars 2020?

Stephan Mayer: Në fokus të ligjit për fuqinë punëtore të kualifikuar janë forca pune nga vendet jashtë BE. Jam i bindur, se Gjermania sot ka një ligj imigrimi të orientuar nga e ardhmja dhe modern. Por kemi një mungesë gjithnjë e më të ndjeshme të fuqisë punëtore, në shumë sektorë, prandaj duhet të hapemi kundrejt vendeve jo-anëtare të BE, për sa i përket ardhjes në Gjermani me qëllim të kërkimit të punës apo vendit të kualifikimit.

Për herë të parë me këtë ligj të imigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar krijohet edhe një nocion i njësuar – Këtu heqim dorë nga parimi bazë i dikurshëm i verifikimit, se kush ka prioritet për vendin e punës, një i papunë nga BE apo Zvicra. Edhe lista e profesioneve me mungesë punëtorësh hiqet me ligjin e ri e me disa përjashtime shtrihet në të gjitha profesionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *