HOME

Ju kujtohet heroi shqiptar në Gjermani që shpëtoi 15 fëmijët? Ja si e shpërblyen vendasit

Një muaj më parë, shqiptari nga Kosova u bë hero në Gjermani pasi shpëtoi 15 fëmijë nga një aksident me autobuzin e shkollës. Por, si vijon jeta e tij në Gjermani? Mëngjesin e të martës, Meent Brunken po e priste të vinte në punë Avni Mehanan, por, punëtori i tij nuk u paraqit. Brunken i telefonoi Mehanës por sërish asgjë.

Pas pak atë e thërret vet Avniu dhe i tregon se së bashku me familjen ndodhet në autobus dhe po i dërgojnë drejt aeroportit të Hanoverit, prej nga do të fluturojnë për në Kosovë.
Ky është fundi i rrëfimit gjerman për Avni Mehanën, 47 vjeçarin nga Kosova, i cili prej dy vitesh jetonte në Gjermani, ku kishte ardhur si refugjat, transmeton albinfo.ch. Ngjarja e 28 shkurtit e kishte shndërruar njeriun e qetë nga Kosova, në hero të ditës në Gjermani.

Nisur nga kjo rrethanë dhe nga fakti se ai punonte, pra nuk ishte i varur nga shteti, pritej me të drejtë që Avniu mbase të kursehej nga dëbimi në Kosovë.
Qytetarët e Ruhëardenit kishin nisur edhe aksionin kundër dëbimit. Por tani është vonë për gjithçka. Familja Mehana është dëbuar.

Arsyeja: Kosova konsiderohet “vend i sigurt” dhe kjo nënkupton që pothuaj asnjë qytetar i saj nuk i plotëson kushtet ligjore për azil. Avniu pastaj,siç shkruan gazeta gjermane, nuk kishte ndonjë bazë politike në kërkesën e tij për azil.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *