LAJME

Kam djegur Kuranin, tani po kam sprova, çfarë të bëj?

Dr. Shefqet Krasniqi |
Kurani është libri i fundit, që Allahu ka dërguar për të gjithë njerëzit. Çdo njeri, që jeton në tokë, ka përgjegjësi për të mësuar Kuranin dhe për të plotësuar udhëzimet e përcjella nga ai. Megjithatë, shumica e njerëzve nuk e lexojnë atë dhe nuk i përmbushin udhëzimet e Allahut, edhe pse ata e pranojnë atë si një libër hyjnor. Kjo është pasojë e të mosmenduarit rreth Kuranit dhe e njohjes së tij të përciptë, nga të dhënat e marra andej-këtej. Nga ana tjetër, për një njeri që mediton, rëndësia e Kuranit dhe vendi i tij në jetën e njeriut janë shumë të mëdha.

Para së gjithash, ai që “mediton”, dëshiron të njohë Krijuesin, që e krijoi, i dha jetë dhe i dhuroi atij mirësi të panumërta. Një njeri i tillë dëshiron të mësojë, se me ç’sjellje Allahu do të jetë i kënaqur me të. Kurani, të cilin Allahu e dërgoi me anë të të Dërguarit të Tij, Muhamedit (paqja qoftë mbi të), është një udhëzues, që u përgjigjet çështjeve të mësipërme. Për këtë arsye, njeriu duhet të njohë librin, që Allahu u ka shpallur njerëzve si udhëzues dhe, në të cilin Ai dalloi të mirën nga e keqja.
Njeriu duhet të mendojë për çdo ajet kuranor dhe të përmbushë atë që urdhëron Allahu në mënyrën e duhur.
Allahu thekson qëllimin, për të cilin iu shpall Kurani njerëzve:”(Ky është një) Libër i begatshëm, të cilin Ne ta shpallëm ty, me qëllim që njerëzit me mendje të shëndoshë të mendojnë rreth argumenteve të tij dhe të marrin mësim prej tij.”(Sad 29)Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte dhe vazhdo artikullin ↓↓

“Jo! Kurani është këshillë e lartë. E kush do, merr mësim prej tij. Po ata nuk mund të marrin mësim prej tij, vetëm nëse dëshiron Allahu. Ai është i denjë për t’iu ruajtur dhe i denjë për falje mëkatesh!” (El-Mudethir 54-56) Shumë njerëz e lexojnë Kuranin, por gjëja e rëndësishme është të ndalesh në çdo varg të tij, të nxjerrësh mësime dhe të përmirësosh sjelljen në përputhje me këto mësime.Shty’p hapsiren rek.lamuese me poshte dhe vazhdo artikullin ↓↓

Ai që lexon ajetin: “Pa dyshim, pas vështirësisë vjen lehtësimi. Vërtet, pas vështirësisë vjen lehtësimi.” (El-Inshirah 5-6), fillon të mendojë rreth këtij ajeti. Ai e kupton, se Allahu krijon lehtësim pas çdo vështirësie dhe, si rrjedhim, e vetmja gjë që ai duhet të bëjë kur has vështirësi, është të ketë besim te Allahu dhe të gjejë lehësimin që ndodhet në të. Duke e ditur premtimin e Allahut, ne vëmë re se humbja e shpresës apo paniku që ndiejmë në çaste vështirësie, është shenjë e dobësisë së besimit tonë.

Pasi lexojmë këtë ajet dhe mendojmë për të, sjellja jonë do të përshtatet me ajetin gjatë gjithë jetës sonë. Në Kuran, Allahu tregon histori nga jeta e profetëve dhe të dërguarve të Tij në të kaluarën, në mënyrë që njerëzit të mësojnë, përmes shembujve konkretë, se si duhet të jetë sjellja, biseda dhe jeta e një njeriu, me të cilin Allahu është i kënaqur. Allahu shprehet në disa nga ajetet e Kuranit, se njerëzit duhet të mendojnë për këto histori e të nxjerrin mësime prej tyre:

“Në tregimet e tyre (Jusufit dhe vëllezërve të tij) kamësime e argumente për njerëzit me mendje të shëndoshë…” (Jusuf 111) “… Ne i shpëtuam ata, ndërsa atë ngjarje e bëmë argument për tërë botën.” (El-Ankebut 15) Në Kuran janë përmendur disa nga cilësitë e popujve të hershëm, si dhe sjelljet apo fatkeqësitë, që u ndodhën atyre. Do të ishte një keqkuptim i madh, t’i lexojmë këto vargje thjesht si rrëfim ngjarjesh historike, që kanë lidhje me disa popuj të kohëve të shkuara, sepse Allahu i ka shpallur këto vargje me qëllim që ne të mendojmë rreth tyre dhe të përmirësojmë sjelljen tonë, duke nxjerrë mësime nga ngjarjet, që u ndodhën atyre:

“Ne i shkatërruam ata që ishin si ju. A ka ndonjë që merr mësim? (El-Kamer 51) “Ne e bartëm Nuhun në anijen e ndërtuar me dërrasa e gozhdë, e cila lundronte nën mbikqyrjen Tonë. Ne i fundosëm jobesimtarët si ndëshkim për mohimin që i bënë Nuhut. Atë ngjarje Ne e lamë për kujtim, por a ka ndonjë që merr mësim? E si ishte atëherë ndëshkimi dhe kërcënimi Im..?! Ne e bëmë Kuranin të lehtë për t’u mësuar, por a ka ndonjë që merr mësim?” (El-Kamer 13-17)

Allahu e ka shpallur Kuranin si një udhëzim për të gjithë njerëzit. Prandaj, të menduarit për çdo varg të Kuranit, të jetuarit në përputhje me të dhe nxjerrja e mësimeve prej tij, përbëjnë të vetmen mënyrë për të fituar pëlqimin, mëshirën dhe shpërblimin e Allahut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *