HOME

Këmbësori kalon rrugën gjatë garës së çiklizmit, përfundon pa ndjenja

Ka nisur me një incident edicioni nr.54 i turneut të çiklizimit Tirreno-Adriatik. Gjatë garës së kronometit për skuadra zhvilluar sot (21.5km e gjatë), skuadra e Bora-Hansgrohe është përballur më një të papritur.

Në qytezën e Lido di Zamaiore kishte pak minuta që kishte nisur shiu, por ajo që befasoi skuadrën ishte një spektaktor. Me duar në xhepa ai krejt papritur vendos të kalojë rrugën në momentin që po kalonte skuadra e çiklizmit, me 60km/orë.

Edhe pse në anën e rrugës ishte një polic që po i tregonte drejtimin që duhej të merrte, këmbësori ka kaluar rrugën. Kontakti me skuadrën e çiklizmit ishte i pashmangshëm, me dy çiklistë që përfunduan në rrugë pas një “fluturimi” për shkak të impaktit: Rafal Majka dhe Oscar Gato.

Edhe këmbësori pati probleme, që për disa çaste nuk reagoi dhe ishte pa ndjenja. Ai u dërgua me urgjencë në spitalin më të afërt me autoambulancë, ku mjekët deklaruan se nuk ka dëmtime serioze, por vetëm ishte i tronditur nga incidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *