HOME

Kuptoi që e dashura e tij kapi buqetën me lule, i riu ia mbath ‘me të katërta’ nga dasma (Video)

Sipas traditës, cila nga vajzat që kap tufën e luleve të nuses do të jetë e radhës që martohet.
Nisur nga kjo traditë një dhëndër i ardhshëm ia ka mb.athur vrapit sapo pa që e dashura e tij pati fatin dhe aftësinë që të kapte lulet e nuses.

Në një video gazmore të publikuar në rrjet, Nathan Jordan mund të shihet teksa vrapon si i çm.endur vetëm pak sekonda pasi partnerja e tij Haley Marie Skipworth kapi lulet.
Pamjet janë filmuar në një dasmë në Millbrook, Alabama më 14 shtator dhe videoja është parë më shumë se 11 milion herë në Facebook.

Videoja nis vajzat që ndodhen në grup duke pritur me padurim që nusja të hedhë lulet. Në momentin që ajo i hedh, Haley tregon aftësitë e saj dhe e kapi buqetën.
Por, kur i hodhi sytë tek partneri i saj, ai tashmë kishte ‘fluturuar’ drejt makinës, duke kërcyer edhe mbi një gardh që ndodhej aty. Më pas Nathan hip në automjet dhe largohet nga ‘vendi i ngjarjes’.

Duke treguar për arr.atinë e partnerit të saj, Haley tha:
Unë dhe i dashuri im ishim të ftuar tek dasma e shoqes sonë të ngushtë. Kur erdhi puna për hedhjen e buqetës unë isha gati për ta kapur. Kur Nathan pa se unë ia arrita që ta kapja, ai vendosi që t’ia fuste vrapit duke kapërcyer çdo pengesë që i dilte përpara..”
Gjithsesi, kuptohet që e gjitha ishte shaka dhe Nathan u kthye sërish. Ai dhe partnerja e tij kanë 5 vite bashkë dhe presin që të martohen pasi të mbarojnë universitetin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *