SPORT

Kur “Messi i ri” i fuste topin mes këmbëve Leo Messit në “Camp Nou” (video)

Lojtari i Real Madridit, por që është i huazuar te Mallorca, Takefuso Kubo e ka mentalitetin e një fituesi.

Në minutën e 51-të të një ndeshjeje të vitit të kaluar mes Barcelonës dhe Mallorcas, japonezi ia futi topin nën këmbë Leo Messit, teksa ishte nën presionin e lojtarëve kundërshtarë.

Momenti i Kubos, edhe pse dorën në zemër ai e humbi topin menjëherë, është definitvisht impresiv për një 18-vjecar, sidomos kur marrim parasysh se ai u vërshëllye përgjatë tërë kësaj ndeshjeje.

Në tribuna pati reagime të fansave të Barcelonës, të cilëve nuk u pëlqeu fakti se ai vendosi t’i bashkohej Real Madridit, teksa ai më herët kishte qenë pjesë e La Masias mes viteve 2011-2015, mirëpo ai u desh të largohej nga Barca pasi FIFA fuqizoi vendimin për pezullimin e klubit në transferimin e lojtarëve të rinj, për shkak se kishte thyer rregulloren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *