HOME

Kur mund të mbarojë рandemia? Рipero ka një lajm të mirë rreth kthimit të normalitetit

Kohët e fundit në vendin tonë rastet e Co vid kanë qënë të luhatuara, një ditë shifra të larta e një ditë mesatare. Duke shpjeguar dhe duke u bazuar në fakte Pipero ka dhënë mendimin e tij për përfundimin e pa ndemisë dhe uljes së rasteve:

‘Besoj nga gjysma e dytë e marsit do të fillojë të bjerë numri i rasteve, jam bindur që do fillojë disheza, që shpresoj që të mbyllet në fund të viti, duke besuar që një pjesë e qytetarëve, infektohet, një pjesë vak sinohet, një pjesë e kanë kaluar dhe në fund të vitit do jetë bishti i pa ndemisë. Shpresoj fort që gjysma e dytë e marsit do të fillojë rënia e numrave’.

Shqetësimi i doktor Piperos është se në ditët e sotme, vatrat e përhapjes së ko ronav irusit janë familjes dhe jo transmetimi komunitar, siç ishte në fillimin e pandemisë.

“Numri i rasteve ka luhatje të mëdha, besoj që arsyet kryesore që kanë çuar janë kushtet e motit se ka qenë shumë ftohtë dhe në temperatura të ulëta, vir usi në mjedise të mbyllura qarkullon më shpejt dhe më shumë, grumbullimi në ambiente të mbyllura, ka filluara fushata dhe pjesa më e madhe e politikanëve i organizojnë takimet në mjedise të mbyllura. Një nga vatrat kryesore të qarkullimit është vetë familja, se të rinjtë sëmuren më pak, por infektojnë të gjithë.

Fakti që kemi më shumë të rinj dëshmon atë që kemi thënë që janë më të ekspozuar, për shkak të punës, por edhe më të shkujdesur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *