HOME LAJME

Kurz: Pa marrëveshje me Kosovën, Serbia nuk mund të hyjë në BE

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz, i ka thënë mediumit serb”Kurir” se Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se nuk do të pranohet në Bashkimin Evropian pa normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Kosovën, transmeton Express
Gjatë vizitës time të fundit në Beograd, dy vjet më parë, unë thashë që Serbia duhet të jetë e vetëdijshme se nuk do të ketë pranim në BE pa normalizimin e marrëdhënieve të Beogradit me Prishtinën”.Kurz vuri në pah rëndësinë se të dy palët duhet të bien dakord mbi një normalizim të përhershëm dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve dhe se marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit do të kontribuonte në stabilitetin në rajon.

”Kryesisht është nga të dy palët të bien dakord për një normalizim të përhershëm dhe gjithëpërfshirës të marrëdhënieve. Kjo duhet të kontribuojë në stabilitetin e qëndrueshëm në rajon”.Sipas tij, Bashkimi Europian ka pasur rezultate të mira kur bëhet fjalë për ndërmjetësimin në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

”Pa ndërmjetësimin e BE-së, marrëveshjet e Brukselit ndoshta nuk do të ishin arritur. Pra, ne kemi rezultate të mira këtu. BE-ja ka ende një rol të rëndësishëm negociues në dialog. BE-ja ia ka besuar këtë detyrë Miroslav Lajçakut, një diplomat me përvojë i cili gëzon mbështetjen e plotë të BE-së dhe Austrisë. Megjithatë, ka nevojë për vullnet politik dhe guximin e Beogradit dhe Prishtinës, pa të cilat nuk do të ketë sukses. Ai gjithashtu ka nevojë për mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, veçanërisht bashkëpunimin e ngushtë me Shtetet e Bashkuara”, tha Kurz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *