LAJME

Kylie i bën makijazh Kourtney, e konsiderojnë veten si më speciale në familjen Kardashian-Jenner

Kylie Jenner tashmë është bërë e njohur për biznesin e saj me produkte të bukurisë.

Ajo tani ka filluar të praktikojë makijazh edhe tek familjarët e saj, duke filluar me babanë, Caitlyn Jenner, shkruan Daily Mail.

Gjatë ditës së djeshme (e premte) në kanalin YouTube, Kylie ka shpërndarë një video duke i bërë grim Kourtney Kardashian.

23-vjeçarja padyshim që përdori një pjesë të produkteve të saj, ndërsa edhe bisedat ishin të paevitueshme për to.

Kylie e konsideroi të motrën si më të madhen në familje, derisa qëndron si edhe më të mençurat.

“Unë jam më e vogla, çka na bën të jemi më specialet në familje”, u shpreh bukuroshja brune.


Ndërkaq, dyshja janë parë të kenë raport mjaft të afër, sidomos në paraqitjet e tyre në serialin ‘Keeping Up With The Kardashians’. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *