HOME

Lajçak i drejtohet Kurtit nga Beogradi: Asnjë udhëheqës nuk e ka

I dërguari i BE’së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha sonte se asnjë qeveri ose udhëheqës nuk ka luksin e zgjedhjes së përparësive.

Lajçak iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve për liderin e VV’së, Albin Kurtin, pasi ky i fundit tha se dialogu nuk është prioritet i tij, shkruan politika.rs, përcjell Gazeta Express.

Për këtë Lajçak pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd tha se asnjë qeveri dhe udhëheqës nuk ka luksin të zgjedhë përparësitë.

“Ju keni ato që zgjidhni dhe ato që duhet të pranoni. Unë nuk shoh një konflikt përparësish të vendosur nga Kurti në fushatë, por ai e kupton që përparësia e tij e jashtme numër 1 është vazhdimi i dialogut,” tha Lajçak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *