HOME

LAJMI MADH! / Joe Biden vendos zyrtarë pro Kosovës në top pozitat e shtetit amerikan

Më 20 ja nar, Joe Biden do të betohet që për katër vjet të jetë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë 78 vjeçari ka kompletuar ekipet e qeverisjes së tij. Në krye të Departamentit të shtetit që është Ministria e jashtme amerikane ai ka vendosur tre top diplomatë.

I nominuar për sekretar shteti është Antony Blinken i cili bashkë me Joe Bidenin sa ishte zëvendëspresident kishin vizituar Prishtinën dhe ishte angazhuar për forcimin e Republikës së Kosovës.

E dyta në State departament do të jetë Wendy Sherman, person fort i besuar i ish-sekretares, Madeleine Albright. Sherman ka punuar me refugjatët e lu tfës së Kosovës.

Top tre në diplomacinë e Washingtonit do të rikthehet Victoria Nuland, që mbajti postin e ndihmëssekretares gjatë administratës Obama ku Biden ishte zëvendëspresident.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *