HOME

Lehtësohen masat antiCO`-VID, hiqet ora policore – studentët kthehen në Universitet

Qeveria e Kosovës ka propozuar lehtësimin e masave antiCO.VID.

Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Antigona Baxhaku tha për Telegrafin se kanë propozuar që të hiqet ora policore për komunat që janë në zonë të kuqe.

“Është propozuar heqja e orës policore, nuk do të ketë kufizim të lëvizjes. Studentët po ashtu do të mbajnë ligjerata në objektet e fakulteteve, kurse bizneset që janë në zonë të kuqe do të lejohen të punojnë deri në ora 22:00”, tha ajo.

Vendimi pritet të merret pas pak. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *