HOME

Lepur apo sorrë? Kjo është videoja që po ‘çm’end’ rrjetin

Videoja e një kafshe/shpendi të zi që po përkëdhelet në kokë i ka ndarë njerëzit e internetit në dy grupe.
Ajo që askush nuk po merr dot vesh është nëse më video është një lepur apo një sorrë?

Videoja, e shpërndarë fillimisht në Imgur dhe e përhapur masivisht më pas në Twitter, tregon një krijesë të zezë ndërkohë që po i bëhet masazh në kokë nga një person që nuk dihet se kush është.

Pamjet u postuan në Twitter bashkë me përshkrimin:

Një lepur që i pëlqen shumë të ledhatohet në hundë.”
Kjo bëri që shikuesit të mendonin se bëhej fjalë për lepur, por sa më shumë e sheh videon, aq më shumë krijesa duket si sorrë.

Ai që duket si sqep fillimisht nëse e sheh mirë, mund të kthehet në veshë lepuri dhe gjithçka bëhet e ngatërruar sërish.
Videoja është parë më shumë se 1 milion herë, ndërsa edhe komentet janë të shumta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *