HOME

Limaj: Enver Hoxhaj veç në filmat e Rambos e ka pa çfarë është shpirti luf*tarak

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka bërë thirrje që mos të votohet kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj. Ai gjatë një takimi me të rinjtë e Malishevës, është treguar i ashpër me Hoxhajn duke e quajtur “çun”, i cili nuk e dinë çka është shpirti luftarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Limaj duke u shprehur i vendosur se Nisma e do të jetë në Kuvendin e Kosovës, tha se partia e tij do të përfaqësojë çlirimtarët në legjislativ.

“A e dini cili është dallimi im me Enverin. Ai kurgjo s’ka ndërtu, krejti i ka marrë të gatshme. Dallimi është se ky senet e mëdha i bënë të vogëla, e unë i nisi të vogla i bëj të mëdha. Enveri është mësu gjithë me i pas të gatshëm. E kemi pa edhe partinë e ka marrë të gatshme, kemi me pa ku e ka qu. Ku është shku i ka zvoglëu. Dallimi është se unë gjithmonë e kam nis duke ndërtu, zhvillu dhe kam rritë. Dallim tjetër është se ai kurrë një betejë në jetën e vet nuk ka zhvillu, as në jetën politike, ai nuk e dinë çka është se për ketë tjetrën s’po flas ju e dinë më mirë. Mos ia shihni për të madhe se nuk dinë, ai niset prej veti.

Enveri veç në filmat e Rambos e ka pa çfarë është shpirti luftarak. Enveri nuk e dinë çka është përballja me jetën a vdekjen, atë e ka pa vetëm në televizion. Dallim i madh është. I dashur Enver dallimi ndërmjet meje e teje është se unë jam kanë në mesin e popullit e ju keni qenë vetëm në mesin e spektatorëve…unë kam një apel për gjithë bashkëluftëtarët anë e kënd Kosovës, familjet patriotike mos e votoni Enver Hoxhajn. Po tregoj pse, sepse në kohën kur unë së bashku me bashkëluftëtarët luftonin për çlirimin e Kosovës, Enver Hoxhaj deklaronte se do të kërkoj azil politik në Beograd nëse UÇK-ja fitonte luftën. Prandj ju ftojë të gjithë e të mos votojnë këtë njeri”, tha ai.
Lideri i Nismës adresoi kritika edhe për kandidatin e Lëvizjes Vetëvendose për kryeministër, Albin Kurti.

“51 ditë e ka shti në bu*rg Malishevën me atë krantiminim në ditën e parë. 51 ditë as një vizitë nuk kanë ardh me vizitu Malishevën kur ka qenë më keq, kur njerëzit tanë nga panika as telefonin nuk e kanë qel për 51 ditë, tash kam ndi që Albini po vjen në fshatra dhe oda të Malishevës. Ku ishe në kohën kur Malisheva kishte nevojë për ty”, tha ai.

Ndërkohë tha se çdo çlirimtar do të jetë i përfaqësuar në Kuvend përmes Nismës. “Çdo djalë-vajzë që e ndien vetën krenar për lirinë e Kosovës, sakrificën e Kosovës sot është çlirimtar dhe po rreshtohen me çlirimtarët për të qenë në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Derisa pati një porosi edhe për ish bashkëpunëtorin e tij në Nisma, Haxhi Shalën. “Çka me thënë për Haxhin, çka kish thanë Enveri, i ka bërë projektet tjetër kush. O Haxhi, unë ty t’kam bërë e lere projektet”, tha ai. Pjesë e këtij takimi të Nismës me të rinjt e Malishëvës ishin edhe kandidatët për deputetë të kësaj partie, të cilët kërkuan votën e malishevasëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *