HOME

Lumiri ia la babën jashtë kryesisë, ja ç’ bën djali i tij

Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur sot kryesinë e re, pak ditë pasi zgjodhi Lumir Abdixhikun kryetar.

E jashtë kryesisë së LDK-së ka mbetur edhe Agim Veliu, i cili ishte një kohë të gjatë nënkryetar i LDK-së e së fundi u zgjodh edhe deputet.

E menjëherë pas zgjedhjes së kryesisë së re, ish deputeti dhe anëtari i LDK-së, Naser Rugova hodhi kritika të ashpra ndaj kryetari të ri, Lumir Abdixhikut.

“Kryesi më të dobët, LDK nuk ka pasur kurrë. Reciklim i partisë ORA, distancim nga Presidenti Rugova, tentim transformim i partisë në servis të RINVEST-it. TURP!”, ka shkruar Rugova në faqen e tij në facebook.

E këtë postim të Rugovës, e ka pëlqyer edhe djali i Agim Veliut, Naser Veliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *