HOME

Mbyllet me forcë në psikiatri vajza e Robert Ndrenikës, bën denoncimin e fortë: Përdorën

Vajza e aktorit të njohur Robert Ndrenika, Diana Ndrenika është mbyllur me forcë në psikiatri. Lajmin e ka bërë publik vetë ajo, teksa shkruan një status në Facebook nëpërmjet të cilit tregon gjithë ngjarjen. Sipas saj, për dy herë me radhë kishte njoftuar policinë për dhụnim të vazhdueshëm të banesës së saj.

Por herën e dytë, shkruan se e shoqëruan me dhụnë në Spitalin Psikiatrik. Ajo pretendon se edhe sot mbahet me dhụnë, dhe mjekohet kundër vullnetit të saj.

Statusi i plotë:

Pas një dhụnimi të vazhdueshëm të banesës sime, në datë 12 qershor bëra një denoncim në ambientet e Komisariatit nr.3 në Tiranë.

Hera e dytë që bëj një ankesë të tillë brenda disa muajsh. Por kësaj here me shkrim. Tek oficeri i Policisë Gjyqësore Armando Xhafaj, i cili pasi mori në dorëzimin kallëzimin tim për dhụnim sistematik banese (objektesh, mobiljesh, veshjesh e pajisjesh si dhe vjêdhje dokumentesh të një rëndësie të veçantë), në kohën që ne jemi jashtë shtëpisë, më premtoi se do të fillonte hetimin penal duke dërguar ekspertë të Prokurorisë.

Por, për habinë time, po atë pasdite në shtëpinë time erdhën dy policë me makinën e Urgjencës që më shoqëruan fo rcërisht e duke përdorur dhụnë në ambientet e Spitalit Psikiatrik në Tiranë, në shkelje të ligjit dhe në mosrespektim të dakortësisë së kryer me oficerin e Policisë Gjyqësore të Komisariatit nr. 3 Tiranë.

U përpoqa të lidhem me z. Xhafaj, por nuk i përgjigjej telefonatës sime. Kërkova nga mjekët e rojes mundësinë për asistencën e një avokati, por nuk m’u mundësua. Më pas telefoni nuk m’u lejua për rreth 10 ditë. Edhe sot që po shkruaj vazhdoj të mbahem forcêrisht dhe të mjekohem kundër vullnetit tim në ambientet e Spitalit nr.5 në Tiranë në shkelje flagrante të ligjit dhe të drejtave të njeriut.

Nga Prokuroria apo Komisariati nr.3 nuk kam asnjë reagim./noa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *