HOME

Meliza Haradinaj akuzoi AAK’në se u distancua prej saj: Daut Haradinaj ia bën ‘mos u…

Meliza Haradinaj –Stublla ka bërë publike sot dorëheqjen e saj nga drejtimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ndërsa ka reaguar Daut Haradinaj

Përpos kësaj, Meliza Haradinaj-Stublla pas shumë vitesh hoqi dorë edhe nga partia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Haradinaj-Stublla e cila në AAK qëndroi për afro 15 vite, sot mori vendim që të largohet nga aty.

Në dorëheqjen e saj, ndër të tjerash Meliza-Haradinaj Stublla jo-qartazi foli edhe për disa pakënaqësi që pati brenda përbrenda partisë.

Madje ajo tha se nuk është sekret që Aleanca nuk ka qenë favorit për t’i fituar zgjedhjet, dhe ky fakt ka alarmuar disa që mbijetesën politike e kanë luftë për ekzistencë.

“Ata janë angazhuar që me çdo kusht të fitojnë betejën zgjedhore, pa zgjedhur mjet e as rrugë. Me çdo kusht kanë aderuar njerëz të padëshmuar e të panjohur për strukturat e partisë, për të ndërtuar projeksionet dhe aleancat e tyre për mirëmbajtjen e kontrollit dhe shantazhit përbrenda. Distancimi im nga një parti tek e cila kam besuar fort dhe kontribuar shumë, mbi 15 vjet, nuk e kam menduar asnjëherë që do të vijë. Por tani që erdhi, jam në paqe që po largohem nga prezenca toksike e disa njerëzve që AAK-në e bëjnë parti të pareformueshme, dhe kryetarin Haradinaj të izoluar”, tha ajo.

Por lidhur me këtë ka folur nënkryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj.

“Unë personalisht e çmoj dhe e konsideroj të ngutshëm këtë veprim, por prapë se prapë unë e kam mike atë dhe familjen e saj”, tha Daut Haradinaj për lajmi.net.

Madje sipas tij zhurma rreth numërimit të votave në kuadër të zgjedhjeve të 14 shkurtit duhet të sqarohet dhe se kushdo që gjendet se është përgjegjës të marrë atë që e meriton.

Ndryshe javën e kaluar në media janë publikuar disa video-incizime në bazë të së cilave dyshohet se bashkëshorti i Meliza-Haradinaj Stublla, Dardan Stublla ka manipuluar në sigurimin e votave për kandidaten e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Pas publikimit të kësaj video pati reagime të shumta edhe nga bashkëpartiakë të saj si dhe nga kandidatë të tjerë të subjekteve politike, të cilët kërkuan rinumërim të votave nga zgjedhjet nacionale të zhvilluara më 14 shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *