LAJME

Mercedes G-Class tregon kush është ‘baba’ i veturave: Ka habitur të gjithë se në çfarë kodre është ngjitur (VIDEO)

Një veturë Mercedes-Benz G-Class është ngjitur në një kodër shumë lartë, ku nuk e ka pasur fare problem këtë ngjitje duke treguar se është ‘mbret’ i terreneve të larta,

Mecedes-Benz është njëra prej veturave më të vjetra në botë, por edhe në luksozet e më të fuqishmet. Kjo markë ndryshe quhet edhe ‘babai’ i veturave.

Sistemi që e ka të instaluar kjo veturë, luksi dhe komoditeti e bëjnë atë njëra ndër veturat më të mira në botë.

G-Class është njëra ndër modelet më të fuqishme dhe më luksoze. Ky model njihet për komoditetin e saj në terrene të papërshtatshme si dhe për fuqinë që ka në ngjitjen e këtyre terreneve.

Është fakt që Audi me sistem tërheqës ‘quattro’ në krahasim me makinat tjera gjermane, prinë sa i përket performancave në borë po edhe në terrene gurore e kodrinore.

Mirëpo jo çdo Benz dështon në terrene të vështira. G-Class ju ka mbyllur gojën shumë kritikëve me videon e fundit, ku shihet duke u ngjitur me një pjesë shumë të lartë kodrinore.

Më poshtë keni videon e cila është shpërndarë shumë në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *