LAJME

Mërgimtari nga diaspora rrëfen problemet e votimit me postë

Para dy ditësh ka filluar votimi me postë për të gjithë qytetarët nga diaspora, të cilët kanë plotësuar kriteret ligjore për zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton “Zeri.info”.

KQZ-ja ka njoftuar se votimi me postë mund të bëhet nga data 02 deri më 12 shkurt, por mërgimtarët po ankohen për kohën e shkurtër për të votuar.

Lexuesi i “Zërit”, Refki Zeneli ka bërë të ditur se fleta e votimit në SHBA ka mbërritur më datën 03. Sipas tij, kur do që të bëhet pagesa në postë, posta brenda Amerikës zgjatë më shumë se 10 ditë.

“Votimi me poste nga SHBA, aty shenon nga data 2 deri ne 12, por ne e kemi pranuar fleten e votimit me dt 3 qe do te thot 9 dite. Sa te duash ta paguaj posten aty thote 6 deri 10 dite te mberrije ne vend, por vetem ne kushte normale, kurse tash per shkak te covid-19 posta Brenda Amerike po na zgjate me shume se 10 dite”, ka thënë ai.

Në një foto të dërguar, Zeneli ka bërë të ditur se ka paguar shumën prej 85 dollarë përmes votimit me postë.

Gjatë ditës së sotme, “Zëri” ka siguruar edhe një faturë në të cilën shihet se një mërgimtar nga Gjermania ka paguar 62 euro për të dërguar votën e tij përmes postës “express”.

E tëra kjo, sipas mërgimtarëve, po vjen si pasojë e afatit shumë të shkurtër prej 10 ditësh që vota përmes postës të dorëzohet në KQZ. /Zëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *