HOME

Merr fund epoka “Amerika e para” e Trump, zbulohet slogani i ri i presidentit Biden

“Amerika është kthyer” dhe është angazhuar plotësisht në zgjidhjen e problemeve të botës, përfshirë pandeminë, ndryshimet klimaterike dhe ambicjet bërthamore të Iranit-tha sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken.

Në intervistën e parë të tij ndërkombëtare, Blinken, nënvizoi rëndësinë e vaksinimit në të gjithë botën. Ai po ashtu kritikoi kinën për mungesën e transparencës në zbulimin se si u shfaq koronavirusi.

Dhe e gjithë kjo, shënon një shkëputje me politikën “Amerika e para” të Donald Trump.

“Nëse dhe derisa të gjithë në botë të jenë vaksinuar, askush nuk është me të vërtetë i sigurt, sepse virusi është atje jashtë dhe vazhdon të përhapet, dhe vazhdon të pësojë mutacione”, tha Blinken. “Dhe nëse ai ndryshon, do të kthehet dhe të kafshojë njerëzit kudo”.

Sekretari amerikan i shtetit tha se një sistem më i mirë i sigurisë së shëndetit, është i nevojshëm për ti dalluar pandemitë para se ato të shfaqen plotësisht.

“Duhet që shtetet të jenë transparente. Duhet që ato të ndajnë informacione. Duhet që ato ti japin akses ekspertëve ndërkombëtarë në fillimet e një shpërthimi, gjëra që fatkeqësisht nuk i kemi parë nga kina”, tha ai.

Blinken sinjalizon po ashtu një ndryshim të qëndrimit ndaj iranit me SHBA që po ekzaminon aktualisht nëse do ti rikthehet marrëveshjes.

Siç duket “Amerika është kthyer” është slogani që i shkon për shtat SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *