HOME

Merr super dhuratën romantike, Ledjana ka një thumb edhe për Antonelën: Dikush kërkon shumë dhe…

Merr super dhuratën romantike, Ledjana ka një thumb edhe për Antonelën: Dikush kërkon shumë dhe…
12 shkurt11:19
Ledjana është kthyer në një nga vajzat më të komentuara të “Për’puthen”. Ajo është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku numëron 179 mijë ndjekës.

Me ta ndan momente të ndryshme nga përditshmëria e saj. E së fundmi ka zbuluar se ka marrë një dhuratë mjaft romantike, por nuk dihet se kush ia ka dërguar.

Pas këngës së Mevlanit, Ledjana mori mbrëmje e djeshme një kuti me trëndafila të kuq dhe rozë që formojnë shkronjën e parë të emrit të saj. Gjithashtu ka marrë dhuratë edhe dy trëndafila të kuq, që nuk ishin pjesë e kutisë.

Konkurrentja e “Për’puthen” nuk e ka zbuluar se kush ia ka bërë këtë surprizë kaq romantike, por presim ta shohim nëse do e pyesin gjatë puntatave të emisionit.

Më pas Ledjana ka bërë edhe një postim tjetër, i cili duket se është si një thumb për Antonelën, duke qenë se ajo i kërkoi një album Mevlanit.

“Dikush kërkon shumë dhe s’merr asgjë, dikush tjetër s’kërkon asgjë po merr gjithçka”, shkruan ajo në postimin e radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *