SPORT

“Mezi po pres” – Anthony Joshua pothuajse konfirmon duelin për titullin e unifikuar me Tyson Furyn

Anthony Joshua ka bërë si një konfirmim se përballja për titullin kampion të padiskutuar me Tyson Furyn në peshat e rënda do të zhvillohet në muajin qershor.

Dyshja ka kohë që janë në bisedime për të zhvilluar meçin më të mëdha në histori të boksit, aty ku në pyetje janë titujt si WBC, WBA, WBO, IBF.

Një datë zyrtare dhe vendi ku do të zhvillohet dueli ende nuk janë konfirmuar, mirëpo muaji qershor tashmë është i ditur.

“Në qershor do të jetë data. Më besoni. Për fansat, për njerëzit që e kanë pritur me muaj me radhë”, ka thënë Joshua.

“Thirrje edhe për Furyn dhe ekipin e tij, gjithashtu, takime të uritura, kjo është ajo që ne jemi”.

“Mbretëria e Bashkuar ngrihu në këmbë. Dhe në botë – ne po e sjellim atë. Mezi po pres. E padiskutueshme ”, ka shtuar më tej ai.

Duket se Fury do të injoroi totalisht Deontay Wilderin për trilogjinë dhe do të ketë fokusin te AJ. /Telegrafi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *