HOME

Milaim Zeka: Kam dëshirë me e pa Hashim Thaçin në bu’rg (VIDEO)

Ish deputeti i Kuvendit të Kosvës, Milaim Zeka ka thënë se ka dëshirë shumë të madhe që të shoh Presidentin e vendit, Hashim Thaçin në burg.

Ai ka thënë se nuk do të kishte votuar asnjëherë për shfuqizimin e Gjykatës Speciale sepse ishte Thaçi ai që e solli këtë gjykatë.

“Kurrë në jetë nuk kisha votu për shfuqizimin e gjykatës. Edhe sot me kon nuk votoj shfuqizimin e saj, sepse kam dëshirë shumë të madhe me e pa Hashim Thaçin në burg i cili e ka pru gjykatën”, ka thënë Zeka./GazetaStandard/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *