HOME

Misteri i Trekëndëshit të Bermudës “zgjidhet” në Japoni, prej kohësh është besuar se bëhej fjalë për legjendë – tani janë gjetur “dëshmi”

Trekëndëshi i Bermudës, i njohur gjithashtu si Trekëndëshi i Djallit, është lokacion në veri të Oqeanit Atlantik, nga ku janë zhdukur një sërë aeroplanësh dhe anije.

Në afërsi të këtij trekëndëshi është një nga rrugët më të kërkuara të transportit ujor, pasi përdoret shpesh nga anijet gjigante që kanë për destinacion SHBA-të, Evropën dhe Karaibet, transmeton Telegrafi.

Zhdukjet e mistershme u janë atribuar piratëve, dukurive paranormale por edhe oktapodit gjigant – legjendat e të cilëve janë transmetuar nga marinarët për qindra vite.

Sidoqoftë mund të mos e kenë pasur shumë gabim. Në vitin 2005, biologët detarë Cunemi Kubodera dhe Kioichi Mori arritën ta filmojnë një oktapod gjigant në ato ujëra, që në një mënyrë shumë agresive sulmon karremin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *