HOME

Mos ia jepni telefonin fëmijëve, kjo nënë është shokuar çfarë i bëri vajza e saj e vogël

Fëmijët e sotëm me telefonat e tyre dhe lojërat e tyre shpesh herë munden edhe të sjellin të papritura.

Me sa duket e gjithë çka dëshirojnë ata është një divan për tu ulur.

Të paktën këtë e ka bërë 2 vjeçarja e cila po përdorte telefonin e nënës së saj dhe me aplikacionin e Amazonës (një aplikacion ku mundesh të porositësh gjithçka përmes internetit) ka porositur një divan për shtëpinë e saj.

Në po atë ditë nëna e saj kishte qenë duke shikuar divan për dhomën e ndjenjës por ende nuk kishte marr vendim se cilin të blej. Sidoqoftë disa ditë më vonë vajza e saj e bëri vendimin për të kur një divan i madh prej 450 dollarëve arriti në shtëpinë e saj.

Isabella nëna e vajzës e cila ka porositur divanin ka shkruar në rrjetin e saj Facebook duke thënë “Me sa duke Ryana (vajza e saj) ka porositur një divan në Amazaon, dhe më duhet ta shes sot nuk jam në gjendje ta rikthej.”

Isabella nuk e ka ditur për ketë gjë deri në momentin kur i ka ardhur mesazhi që “Divani juaj ka mbërritur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *