HOME

Mozzik dhe Loredana Zefi shfaqen nën shoqërinë e njëri-tjetrit në Tiranë

Thashethemet se Loredana Zefi dhe Mozzik janë rikthyer bashkë vazhdojnë të qarkullojnë lart e poshtë. Pavarësisht se reperi e ka mohuar diçka të tillë, faktet tregojnë të kundërtën.

Së fundmi, dyshja nisën të ndiqeshin sërish në Instagram, por jo në profilet e tyre. Loredana ka nisur një biznes të sajin pak kohë më parë dhe nga faqja që ka krijuar për të, ndjek edhe Mozzik-un. Madje në këtë faqe ajo ndjek vetëm dy personazhe, veten dhe ish-partnerin.

Reperja ka udhëtuar ditën e djeshme drejt Tiranës dhe ka darkuar me Mozzik-un e me disa miq të tjerë të tyre në një restorant në kryeqytet. Artistja postoi në Instagram një foto, në të cilën shihet dora e saj duke mbuluar një person në sfond.
“Kush është?”, shkroi ajo krahas postimit, ku personi duket fiks si Mozzik.

Më pas, ajo publikoi edhe një foto tjetër të gishtit të saj dhe të atij të reperit, ku duken dy tatuazhet që ata kanë gdhendur. Të njëjtën foto, ata e kanë realizuar edhe në vitin 2018, dhe si duket pas ribashkimit kanë vendosur ta bëjnë sërish

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *