HOME

Ndodh dhe kjo! Pronarja lan këmbët e punëtoreve, zbuloni arsyen

Një pronare shprehu vlerësimin e saj për punëtoret më të mirë duke u larë këmbët.

Të gjitha kishin arritur një numër të madh shitjesh, duke firmosur kontrata me shumë klientë, gjë që i sjell shumë të ardhura kompanisë.

Videoja është bërë virale në rrjete sociale, ku duken punëtoret e rreshtuara, ndërkohë që pronarja është ulur dhe u fërkon këmbët.

Eventi i pazakontë ndodhi në 2 nëntor në një ceremoni në Jinan, Kinë. Emri i firmës së pronares nuk dihet, por shiten produkte kozmetike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *