HOME

Në emigrim prej 12 vitesh, babai i bën djalit kërkesën e veçantë që rrënqeth të gjithë

Marrëdhëniet mes adoleshentëve dhe prindërve të tyre janë delikate. Me rritjen e fëmijëve fillojnë edhe problematikat dhe një distancë ku shpeshherë nuk kuptohet kush është fajtori.

Historia e sotme tek “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan tregon pikërisht dëshirën e babait për një marrëdhënie edhe më të ngushtë me djalin e tij. Ai ka ftuar në studio birin e tij, Olsin dhe i kërkon atij që të bëhen shokë me njëri-tjetrin.

Dashi: E kam thirrur Olsin këtu sepse realisht ai nuk është rritur në duart e mia dhe me dashurinë time sepse kam emigruar herët që kur kam qenë i vogël fare, 12 vjet. Pastaj u rrita, punova, u martova, lindi Olsi dhe emigrova prapë drejt Greqisë. Olsi u rrit në duart e mamasë, babit dhe nuses time.

Arditi: Ajo që më bën përshtypje është se e nise me mamanë, babin dhe pastaj nusen. E bëre renditjen pak të çuditshme.

Dashi: (Qesh) E bëj në fakt sepse prindërit e mi nuk jetojnë më. Në mos gaboj i kam pasur gjënë më të shtrenjtë të jetës sime. Në fakt, ata kanë dy vjet e ca që kanë ikur nga kjo botë dhe më kanë penalizuar si mua, Olsin dhe të gjithë si familje.

Arditi: Është një penalizim hyjnor…

Dashi: Ok, Ok, por do ta tregoj historinë. Prandaj kam thirrur dhe Olsin këtu për këtë fakt dhe gjëra të tjera. Pas ikjes së prindërve Olsi mësoi diçka shumë të keqe, u sëmur tek shkolla, e kemi sjellë me urgjencë këtu në spital.

Arditi: Pse?

Dashi: Ishte shumë i lidhur sidomos me mamanë time dhe në mos gaboj më shumë i kërkonte mamasë time se mamasë së vetë. Duke mos më thënë mua që babi kam këtë problem, nuk më hiqet nga mendja apo nuk e di se çfarë mund të kishte pasur ai. Ra pa ndjenja tek shkolla dhe nuk fliste fare vetëm përpiqej. Mbas kësaj e çuam tek shtëpia, u bë mirë dhe pak apo shumë ja kërkova dhe i thashë: “Babi kjo është jeta dhe duhet ta pranojmë kështu siç është sepse dhe unë i desha fort, por tani ata s’janë më“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *