LAJME

Nëse Islami është i vërtetë, pse muslimanët janë në këtë gjendje të mjerë!?

Ndonjë injorant do të thotë: Nëse islami është i vërtetë – pse muslimanët e sotëm janë në këtë gjendje të mjerë qoftë në sferën e inxhinierisë, prodhimit apo sferën e civilizimit dhe kulturës!?

Përgjigje: Gjendja momentale e muslimanëve nuk është argument kundër Islamit, por e kundërta – Islami është argument kundër muslimanëve.
Islami u bën thirrje muslimanëve për unitet, ndërsa muslimanët ndahen dhe përçahen.
Islami u bën thirrje për arsimim dhe dije, ndërsa ata nuk e pranojnë këtë.

Islami i thërret të mbrohen nga armiqtë, ndërsa ata flenë dhe janë bërë dembel.
Islami u bën thirrje të jenë të drejtë në udhëheqje, ndërsa ata i bëjnë zullum njëri tjetrit.
Islami u bën thirrje të kundërshtojnë ndikimin dhe politikën e të huajve, ndërsa ata u nënshtrohen dhe miqësohen me ta.
Islami u bën thirrje për një sjellje të bukur dhe moral të mirë, ndërsa ata janë dhënë pas amoralitetit dhe jo kulturës.
Islami u bën thirrje për shfrytëzimin e resurseve tokësore, ndërsa ata janë të pakujdesshëm ndaj kësaj…
Ndërsa sa i përket të parëve tanë, të cilët ishin të sinqertë në besimin e tyre dhe të cilët iu përgjigjën thirrjes së Zotit të Madhërishëm – ata ishin gjenerata më e mirë e njerëzve që janë paraqitur në rruzullin tokësorë. Ata ndërtuan civilizimin më mahnitës dhe më të madh në historinë e njerëzimin.

Pra, prapambeturia e muslimanëve të sotëm është vetëm për shkak të largimit të tyre nga parimet dhe principet islame.

Autorë: Abdul-Mexhid ez-Zindan

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *