HOME

“Neveri”/ Kryeminstri Rama reagon për skandalin me pastruesen: Të tilla mostra përfundojnë pas hekurave

Kryeministri i vendit Edi Rama rikthehet në “Open” 4 muaj nga zgjedhjet e 25 prillit, për të folur rreth gjendjes aktuale të pandemisë në vend, se si do të gjenden 4 milionë dozat e vaksinës për shqiptarët, për rolin e tij në negociatat mes Ankarasë dhe Athinës.

Rama në “Open” foli edhe për ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik, ku sanitarja Tire Alldervishi që u hoq si infermiere e ‘Shefqet Ndroqit’ i mori vajzës së një pacienteje me koronavirus para për ti shërbyer. Gjykata vendosi ditën e sotme që sanitarja që mashtroi të lihet në burg

Rama shprehet se ndihet mirë për të vetmin fakt që një personazh si Tire Alldervishi është sot prapa hekurave. Rama shton më tej se: “ Një shëmbëlltyrë e tillë që pa diskutim nuk është e vetmja sepse me siguri ka edhe të tjerë nuk e baltos dot uniformën e shërbëtorëve në këtë kohë dhe bluzave të bardha. Kemi të bëjmë me një mashtrim klasik dhe personi është mbrapa hekurave menjëherë, nëse prokuroria do të nxjerrë persona të tjerë edhe ata do të shkojnë pas hekurave.”.

Kryeministri Rama: Së pari kjo është një neveri e gjallë, dhe një pështirosje që nuk kam fjalë ta shpjegoj por nga ana tjetër unë realisht jam ndjerë mirë në atë sëkëlldinë e madhe për faktin se një personazh kaq i pështirë u demaskua dhe sot është prapa hekurave dhe për këtë shpreh gjithë respektin tim gazetarëve të cilët nuk dhanë opinione kafeneje po bën një punën dhe shërbim publik.

Një shëmbëlltyrë e tillë që pa diskutim nuk është e vetmja sepse me siguri ka edhe të tjerë nuk e baltos dot uniformën e shërbëtorëve në këtë kohë dhe bluzat e bardha. Dua t’ju them qytetarëve që nëse nuk doni të denonconi dhe të dilni hapur në polici përdorini sa të mundeni emisionet investigative. Që shfrytëzojnë panikun, ankthin e një familjari por edhe një mendjelehtësie, sepse si mund ti besosh një infermiere dhe të japësh lekë pa fund pa bërë verifikimin se më kë po flet.

Kemi të bëjmë me një mashtrim klasik dhe personi është mbrapa hekurave menjëherë, nëse prokuroria do të nxjerrë persona të tjerë edhe ata do të shkojnë pas hekurave. Nuk mund ta bëj këtë gjë vetëm media dhe qeveria por vetë qytetarët, t;ju drejtohen emisioneve investigative.

Përsa i përket investigimit të gazetarëve, është hetimi penal që do të provojë deri në fund nëse ka pasur një apo disa persona të tjerë të lidhur me këtë zinxhir.

Në “Open”, i pyetur nëse po ndikonte hetimet, duke e fokusuar problemin vetëm te sanitarja, Rama tha se “përjashto veten time dhe Zahon, të gjithë të tjerët mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre”.

“E para punës, përjashto veten time dhe përjashto Zahon që është 6 vjeç të gjithë të tjerët mbajnë përgjegjësi për sjelljen dhe qëndrimet e tyre, janë persona që përgjigjen individualisht.

Nëse e them këtë e them për të të thënë ty dhe të gjithë atyre që mund të mendojnë kështu, nuk kam asnjë tendencë të lehtësoj apo mbroj situatën në një rast të tillë, por unë dua që mundësisht të gjithë ata që shkelin ligjin, kapërcejnë kufirin etik dhe njerëzor të shkojnë aty ku e kanë vendin, për mua është lajm i mirë kur të tilla mostra dalin të ekspozuara para publikut dhe falë tyre përfundojnë prapa hekurave, sepse pastrohet një çiban nga sistemi. Nëse prokuroria do të nxjerrë të tjerë është prapë lajm i mirë sepse çdo i implikuar do të shkojë aty ku e ka vendin”.

Kujtojmë se, ka qenë pikërisht vajza e të sëmurës me covid, E. S., 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, Tire Alldervishi, sanitare, me arsim të mesëm, e ka mashtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *