HOME

Ngjiten nëpër shkallët emergjente për ta pastruar borën në kulmin e ndërtesës, ato shemben dhe rrëzohen punonjësit rusë (Video)

Dy punonjës që po ngjiteshin shkallëve të një ndërtese për ta pastruar borën në kulm, janë lënduar kur shkallët u shembën dhe ranë në tokë nga kati i dytë.
Burrat e paemëruar po përdornin shkallët emergjente për t’u ngjitur në kulmin e ndërtesës, megjithatë në një moment ato shemben dhe ata përfundojnë në tokë të lënduar, transmeton Telegrafi.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Moskë, kurse nga shembja e shkallëve dhe rrëzimi i dy punonjësve e ka pësuar edhe një koleg i tyre që po i vëzhgonte nga poshtë.
Sipas autorit të videos të tre punonjësit pas tretmanit të marrë në spitalin e Moskës janë liruar, dhe gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *