LAJME

Nisin hetimet për vdekjen e Fadil Syleviqit, prokuroria e kualifikon “vdekje e dyshimtë”

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet për vdekjen e ish-zyrtarit të Policisë së Kosovës, Fadil Syleviqit. Ai është gjetur i vdekur pasditen e djeshme në një mal. Rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.

Në afërsi të Liqenit të Badovcit, dje është gjetur një trup i pajetë. Pas arritjes së Policisë në vendngjarje u mësua se viktima është Fadil Syleviqi, ish-zyrtar i PK-së.

Për këtë rast, Prokruroria Themelore e Prishtinës tashmë ka nisur hetimet.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Express, zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

Ulaj ka thënë se rasti është kualifikuar si ‘vdekje e dyshimtë”, derisa ka shtuar se prokuroria dhe policia janë duke vazhduar me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, për sqarimin e rrethanave të rastit.

Lexo po ashtu:
Një person gjendet i vdekur te Liqeni i Badovcit, dyshohet se është Fadil Syleviqi
Një person gjendet i vdekur te Liqeni i Badovcit, dyshohet se është Fadil Syleviqi
“Duke ju referuar pyetjeve të parashtruara nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti i Krimeve të Rënda, ka filluar hetimet lidhur me këtë rast. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është kualifikuar si “vdekje e dyshimtë” dhe trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Insititutin e Mjekësisë Ligjore, Prishtinë. Po ashtu, ju njoftojmë se prokuroria në bashkëpunim me policinë, janë duke vazhduar me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore, për sqarimin e rrethanave të rastit në fjalëë”, thuhet në përgjigjet e Ulajt.

Syleviqi të premten rreth orës 13:56 është gjetur pa shenja jete në mes të fshatit Zllatar dhe fshatit Matiçan në vendin e quajtur ‘Kërpë’.

“Është raportuar se në pjesën malore në mes të fshatit Zllatar dhe fshatit Matiçan në vendin e quajtur ‘Kërpë’ është gjetur trupi i pa jetë i viktimës mashkull kosovar pjesëtarë i Policisë së Kosovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore si dhe një ekipe e ndihmës së shpejtë e cila ka konstatuar se viktima është pa shenja jete”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndërkaq, në lidhje me rastin është konsultuar edhe prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institurij e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *