HOME

Një top sulmues evropian pritet ta zëvendësojë Mbappen te PSG

Sulmuesi i Paris Saint Germain, Kilyan Mbappe, është gjithnjë e më afër largimit nga “Parc des Princes”.

Sulmuesi francez Kylian Mbappe është bërë një nga emrat më të mëdhenj në futboll në vitin 2021. Ai ishte qartësisht një yll i dëshmuar tashmë, por paraqitja e tij e fundit me het-trick kundër Barcelonës e rriti atë shumë më tepër.

Tani, PSG e di se do të duhet ta shesë atë shumë shpejt nëse nuk dëshiron ta humbasë me kosto zero në qershor të vitit 2022, kur skadon kontrata e tij, derisa negociata për rinovimin e saj nuk janë aspak të lehta.

Kjo është arsyeja pse PSG duhet të përcaktojë dy çështje kryesore, së pari duhet të marrin një çmim për lojtarin dhe një zëvendësim. Hapi i parë është ndërmarrë tashmë.

Klubi ka deklaruar se ata do të kërkojnë 200 milionë euro për këdo që dëshiron ta blejë yllin 22-vjeçar, përcjell KosovaPress.

Tani, për sa i përket zëvendësimeve, PSG duhet të shikojë përmes agjentëve të saj dhe të vendosë se çfarë lloj sulmuesi do të kërkojnë. Mbi të gjitha, askush nuk ka ritmin dhe shpejtësinë që Mbappe ka, por mund të ketë disa opsione të mira.

Ata dyshohet se kanë zgjedhur një sulmues të madh që mund të kushtojë 210 milion dollarë sipas çmimit që “Mirror” raportoi se klubi i tij do të kërkojë.

Po flasim për sulmuesin e Tottenham Hotspur Harry Kane. 27-vjeçari do të ishte njeriu për të cilin PSG mund të sforcohet ekonomikisht për të mbajtur të freskët repartin sulmues

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *