HOME LAJME

Njësitet e FSK-së nga sot janë çertifikuar për ta mbrojtur edhe këtë pjesë të territorit të Kosovës

Njësitet e FSK-së nga sot janë çertifikuar për ta mbrojtur edhe këtë pjesë të territorit të Kosovës

Ministria e Mbrojtjes përmes një komunikate për media ka njoftuar se FSK’ja ka realizuar stervitjen e ushtarëve për certifikimin e tyre në mbrojtjen territoriale.

Në poligonin e stërvitjeve kolektive taktike të FSK-së në Babaj të Bokës, u realizua Stërvitja fushore “ Ujku Alfa-1” me demonstrimin stërvitor pesëditor të shkathtësive operuese të njësiteve të Komandës së Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së Forcave Tokësore për validimin (certifikimin) e tyre në detyrat e mbrojtjes territoriale. Në këtë ngjarje të veçantë, morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe komandanti i Komandës së Forcave Tokësore, gjeneral brigade Fadil Hadërgjonaj dhe oficerë tjerë të lartë të FSK-së.Ata u pritën nga komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë, nënkolonel Albert Kuçi i cili me stafin e tij njoftuan lidhur me aktivitetet e zhvilluara në stërvitjen përkatëse, të arriturat, sfidat dhe qëllimin final të saj”, thuhet në komunikatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *