HOME

Njihuni me 3-vjeçarin shqiptar që gatuan si shef kuzhine dhe është bërë i famshëm në gjithë botën

Tek emisioni “Rudina” në Tv Klan në një lidhje me Skype ka qenë një personazh shumë interesant, madje mund të themi që ai është edhe shefi i kuzhinës më i ri në botë, vetëm 3 vjeç dhe është shqiptar. Ilirian Kameraj ka lindur në SHBA, por babain e ka nga Dreçani në Kosovë . Wshtë bërë shumë i njohur në rrjete sociale dhe ka dhenë intervistë për median e njohur në SHBA “NBC-4”, madje për të ka shkruar dhe Daily Uk.

Gjithçka ka nisur me fillimin e karantinës ku me ndihmën e mamas ai filloi të gatuante. Ilirani ka arritur të bëhët i njohur jo vetëm për shqiptarët, por dhe më gjërë. Ai numëron 3.3 milion ndjekës në Tik Tok dhe mbi 50 mijë vetë në Instagram.

Iliriani flet shumë pak shqip. Babi i tij Shabani nga Dreçani jeton prej 19 vitesh në SHBA, ndërsa mamaja, Dorentina është nga Vuthaj, Mali i Zi. Përveç Iliranit ata kanë dhe një vajzë 7 vjeçe që quhet Alina.

Gjatë lidhjes në Skype, Iliriani ka gatuar brumin e petullave, ndërsa babai i tij shprehet krenar dhe i lumtur për djalin e vetë, që është bërë kaq i famshëm në të gjithë botën dhe shpreson që kur të rritet të bëhet një kuzhinier i famshëm. /tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *