HOME

Nuk harxhon as naftë dhe as benzinë, kjo është ”bisha e bardhë” që Mercedes do të hedhë në treg

Kompania ‘’Mercedes’’ pritet që të hedhë në treg modelin e ri të makinës elektrike.
Mësohet se gjigandi gjerman i makinave do të hedhë në treg ‘’ bishën’’ që është pagëzuar me emrin EQV.

Pritet që kjo makinë të rivalizojë më së miri Tesla-n, Audi-n dhe Jaguar-in.
Ky model mund të prezantohet në mars të këtij viti. Deri më tani ‘’Mercedes’’ ka publikuar vetëm disa foto të kësaj makine.

Në fotot e publikuara dallohet se ‘’bisha’’ e re e ‘’Mercedes’’ është në ngjyrë të bardhë, por ende nuk dihet nëse kjo kompani po punon për ndonjë model në ngjyrë të zezë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *