HOME

“Nuk të lë me rrejt” – përplasen Gjinovci dhe Syla në Pressing

Debat i ashpër po zhvillohet në Pressing në mes të Valon Sylës dhe Rron Gjinovcit.

Gazetari Valon Syla thotë se për 10 vjet me radhë Drenica është sharë nëpër rrjete sociale nga Vetëvendosje.

“Janë bërë gati se 10 vjet ku Drenica shahet nëpër rrjetet sociale në mënyrën më të rëndë nga profile false të realizuara nga VV”, thotë Syla.

“Po në këtë studio Rroni vetë e ka cekë se ata që e votojnë Thaçin nuk janë normal…pastaj ka kërkuar falje. Pastaj Lulja por ka kërkuar falje”, shpjegoi Syla.

‘S’e lo me rrejt në hesap temin”, iu kthye Gjinovci.

“Katër emisione rend e kam sqaruar këtë çështje dhe nuk po du më me diskutu”, tha Gjinovci/

‘Mos më thuaj po rren”, thotë Syla derisa Gjinovci i kthehet me “Po rren”.

“Qysh mundesh me thënë po rren, e qesim videon qitash”, shtoi Syla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *