SPORT

Oyarzabal u mundua të shënojë penallti në ‘stilin e Bruno Fernadesit’, por dështoi keq – momenti i goditjes bëhet viral

Mikel Oyarzabal tentoi të shënonte një penallti në stilin e Bruno Fernandes kundër Manchester Unitedit, por dështoi keq në ndeshjen e Ligës së Evropës.

Djajtë e Kuq dhe Sociedadi u ndeshen mes vete të enjten mbrëma në Old Trafford në ndeshjen kthyese të 1/16-tës duke luajtur baras 0-0.
Me këtë barazim, Unitedi shkoi tutje pasi fitoi ndeshjen e parë me rezultat të thellë 4-0.

Kapiteni i Sociedadit, Oyarzabal kishte mundësi ta hapte ndeshjen në fillim dhe baskët të ëndërronin, por gjithçka shkoi keq.

Oyarzabal kishte shansin për të zvogëluar deficitin nga penalltia, por ‘kopjimi’ i goditjes së penalltisë në ‘stilin Bruno Fernades’ nuk ishte më i miri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *