HOME

Pacolli: Unë do ta votoj Vjosën presidente, nëse mbetet puna te vota ime

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë se Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka përdorur gjuhë populiste gjatë fushatës së tij zgjedhore.

“Ata bënin thirrje tek qytetarët që të ndëshkohet ajo që deri tani është punuar në Kosovë. Nuk besoj se çdo gjë që është bërë deri tani në vend është për t’u ndëshkuar. Ata kanë bërë thirrje gjatë tërë kohës që të ndëshkohet ajo që është bërë më parë, mendoj se kjo nuk është e drejtë”.

“Kurti ka bër thirrje populiste tek qytetarët, kjo ndodh në vendet kur ka kriza sociale, kështu janë ngritur partitë para luftës me këso thirrjesh. Thirrjet se deri tani ka pasë hajna, kjo është një gjuhë denigruese dhe nuk mundet të përdoret në gjuhën e civilizuar”.

Pacolli në Edicionin Special në Klan Kosova ka thënë se këshilltari i tij është sulmuar në aeroport nga një përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Këshilltarin tim duke ardhur prej Suedisë e kanë sulmuar në aeroport, vetëm se e kanë njohur se është këshilltari i im. Ai njeri që e ka sulmuar ka emër dhe mbiemër dhe është përkrahës i LVV-së, unë do ta denoncojë atë rast në ditët në vazhdim në organet e drejtësisë. Ky sulm ka ndodhur para pak ditësh”

Pacolli ka thënë se do të votojë pro formimit të Qeverisë Kurti si dhe do ta votojë edhe Vjosa Osmanin për presidente të vendit.

“Unë kam votuar të gjitha qeveritë, vetëm për shkak të konstruktivitetit tim, sepse e di sa është e dëmshëm një vakum politik i vendit. Do ta votojë edhe Qeverinë Kurti edhe pse s’ka nevojë për votën time”.

“Gjithashtu, unë do ta votojë edhe Osmanin për presidente, nëse ka ardhur vetëm deri tek vota ime”, ka thënë Pacolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *