HOME

Pamje dramatike/ Fëmija bie nga furgoni, nëna hi’dhet në asfalt për ta shpëtuar

Një skenë e frikshme është filmuar në qytetin Baoding, në provincën Hebei të Kinës, e cila për pak sa nuk përfundoi në tra/gjedi.

Siç shihet dhe nga video e kapur nga kamera e një makine, një vogëlush bie nga furgoni dhe për pak sa nuk u shtyp nga një autobus që po vinte nga pas.

Kur kuptoi atë që kishte ndodhur, nëna e fëmijës u hodh menjëherë nga furgoni në asfalt për të shpëtuar vogëlushin e saj.

Furgoni po bëhej gati të nisej pasi në semafor u ndez drita jeshile, kur dera e tij u hap papritmas dhe fëmija përfundoi në asfalt.

Fatmirësisht, vogëlushi shpëtoi për mrekulli, ndonëse rrotat e autobusit kaluan pak centimetra larg tij.

Nëna dhe vogëlushi i saj nuk pësuan asnjë dëmtim serioz nga inc.identi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *